Qeveria e Maqedonisë dhe BB mbështetje projektit të biznesit për të rinjtë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Fondin për Inovacione dhe Zhvillim të Republikës së Maqedonisë do të mbështesin një projekt për hapjen e akseleratorëve të biznesit për të rinjtë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, zëvendës-kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë dhe për Kosovën Marco Mantovanelli dhe drejtori i Fondit për Inovacione Jovan Despotovski, sot morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve për mbështetje financiare për hapje të akseleratorëve të biznesit për të rinj në Qeverinë e Maqedonisë.

Kryeministri Zaev shprehu kënaqësi që për herë të parë Qeveria e Maqedonisë në bashkëpunim me Fondin për Inovacione dhe Zhvillim dhe Bankën Botërore ndan mbështetje financiare për hapjen e tre akseleratorëve të biznesit për të rinj.

“Hapim mundësi për zhvillim të start up kompanive, bizneseve me rritje të shpejtë dhe vende punë më mirë të paguara për të rinjtë në Maqedoni. Edhe njëherë e konfirmojmë përpjekjen tonë të fuqishme që t’i instalojmë inovacionet dhe sipërmarrësinë si bazë për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Të gjithë të rinjtë që posedojnë plane kreative biznesore do të fitojnë mbështetje t’i zhvillojnë në kompani konkrete dhe start up që do të sjellin përfitim dhe do të paraqesin pjesë zhvillimore të ekonomisë së Maqedonisë”, theksoi Zaev.

Zv/kryeministri Angjushev lidhur me projektin për mbështetje për hapjen e akseleratorëve të biznesit për të rinjtë tha se bëhet fjalë për një nga pakot e masave që Qeveria i shpërndan sivjet për mbështetje të ekonomisë.

“Atë që dua ta nënvizoj është se për herë të parë financohen 1.45 milionë euro me mbështetje të Bankës Botërore ndërsa si mbështetje e Qeverisë në akseleratorët, por edhe organizatorët e akseleratorëve, ato janë kompani që sot e marrin këtë detyrë, por edhe mbështetje se do të investojnë 550 mijë euro të tyre me ç’rast do të fitojnë dhjetëra kompani të reja të cilat do të fitojnë jo vetëm mbështetje financiare, por edhe mbështetje në njohuri”, theksoi Angjushev.

Drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë dhe Kosovën Marco Mantovanelli tha se janë shumë krenarë për shkak se siç tha, kjo është një agjendë shumë e rëndësishme për të zgjidhur nyjen mes hulumtimit dhe zhvillimit, dhe mes nevojave dhe ndërmarrjeve.

Jovan Despotovski nga Fondi për Inovacione tha se Maqedonia bëhet pjesë e rrëfimeve të suksesshme botërore dhe model që me këtë i sjell në Maqedoni dhe i bën të arritshëm për qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button