Propozim-ligji për Anti-Korrupsion në shqyrtim publik, OJQ-të kërkojnë të korrigjohet

Propozim-ligji për parandalim të korrupsion është në shqyrtim publik, organizatat civile kërkojnë që i njëjti të korrigjohet, ndërkaq Ministria e Drejtësisë thotë që në bashkëpunim me grupin punues do të shqyrtohen të gjitha propozimet, shkruan Portalb.mk.

Propozim-ligji për parandalim të korrupsionit dje është publikuar në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik (RVNE) për shqyrtim publik, ndërkaq në 20 ditët e ardhshme do të duhet që procedura të mbarojë dhe i njëjti të dërgohet në Qeveri për miratim, që më pas prej atje të dërgohet për në procedurë kuvendore.

Ministria e Drejtësisë deklarohet se do të merren parasysh të gjitha sugjerimet dhe në bashkëpunim me grupin e ekspertëve do të sjellin vendim nëse të njëjt do të pranohen.

“Sot është mbajtur takim i grupit të ekspertëve. Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me grupin e ekspertëve do t’i shqyrtojë të gjitha vërejtje për propozim-ligjin dhe bashkë me ta do të vendos për të njëjtat”, thonë për Portalb.mk, nga Ministria e Drejtësisë.

LEXO: OJQ-të s’i kanë informuar për propozim-ligjin për Anti-Korrupsion, Ministria e Drejtësisë thotë që mund të ndryshohet

Anëtarja e grupit punues, Ana Deleva nga Transparencë Maqedoni, thotë se sot kanë mbajtur takim pune, ndërkaq të njëjtat do të vazhdojnë deri të premten me qëllim që në çdo nen të tregojnë vërejtjet e tyre.

“Kemi vërejtjet tona dhe të njëjtat do t’i paraqesim përpara grupit punues. Deri të premten duhet që të vendoset nëse do të na i pranojnë ose jo. Propozim-ligji ka mangësi, vërejtja jonë kryesore është te neni i cili parasheh ngritjen e procedurës për kontroll nga ana e Komisionit Anti-Korrupsion, na kanë thënë që do ta shqyrtojmë të njëjtën, por do të shohim si do vendoset”, thotë për Portalb.mk, Deleva.

Përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion pritet që të zgjedhet në fund të shtatorit

Ndryshe, sektori civil ka shprehur pakënaqësi në disa pjesë të propozim-ligji të ri për parandalim të korrupsionit. Ata vërejtjen kryesore e kanë në nenin 49-të i cili është marrë i gatshëm nga ligji i vjetër, ndërkaq sipas tyre ky nen duhet që të ndryshohet ose të fshihet.

Sipas të njëjtit nen, Komisioni për Anti-Korrupsion, ka kompetencë që të bëjë kontrolle financiare edhe ndaj organizatave qytetare dhe fondacioneve, edhe pse ato nuk punojnë me para publike, gjegjësisht të buxhetit.

“Komisioni për Parandalimin e Korrupsionin (Anti-Korrupsioni) ka kompetencë për ngritjen e iniciativës përpara organeve kompetente për kontroll të punës materiale-financiare të partive politike, sindikatave dhe organizatave civile dhe sindikatave”, shkruhet në nenin në fjalë.

LEXO: Deskoska: Noterët dhe përmbaruesit do të dorëzojnë lista anketuese për gjendjen pronësore
LEXO: Përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion pritet që të zgjedhet në fund të shtatorit

Kërkesa e OJQ-ve ka të bëjë pasi që, kontrolli financiar i organizatave dhe fondacioneve ka qenë mekanizëm i ish pushtetit të VMRO-DPMNE-së në krye me Nikolla Gruevskin, i cili pak përpara se të rrëzohej nga pushteti filloi fushatë kundër sektorit civil, duke i akuzuar për shpëlarje parash dhe krim të organizuar. Për këtë, të afërmit e partisë së tij, madje formuan edhe organizatë për “desorosizim” të Maqedonisë.

Asokohe, sektori civil ankohej se inspektorët e MPB-së, Policisë Financiare dhe të Drejtorisë për të Ardhura Publike, u bëjnë presion punën e tyre duke bërë kontrolle të përditshme, me qëllim që të “gjendet qime në vezë”.

Pas ardhjes në pushtet të LSDM-së, MPB, Policia Financiare dhe DAP, njoftuan se nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë nga kontrollet që u janë bërë organizatave civile.

LEXO: Policia financiare hulumton se cilat OJQ marrin para nga USAID-i
LEXO: Maqedoni, ideja e VMRO-së për “desorosizëm” shndërrohet edhe në organizatë
LEXO: Ideja e Gruevskit për financim të OJQ-ve që nuk i ka nën kontroll, shqetësuese dhe jo e shëndoshë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button