Messi: Me ardhjen e Ronaldos, Juventusi edhe më i fuqishëm

Ylli i Barcelonës Lionel Messi për mediat katalonjase deklaroi se Juventusi me ardhjen e Cristiano Ronaldos është bërë një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Argjentinasi beson se shkuarja e Ronaldos ka dobësuar Realin, ndërsa njëherit ka forcuar shumë Juventusin.

“Është evidente se Reali është një nga ekipet më të mira në botë. Kanë lojtarë të shkëlqyeshëm, por me daljen e Rolandos bëhen më pak të fuqishëm. Kjo e bën Juventusin favorit të qartë për të fituar Ligën e Kampionëve. Kam qenë i befasuar me vendimin. Nuk kam menduar se do ta braktisë Realin, e aq më pak se do të shkojë në Juventus. Ka pasur shumë ekipe të fuqishme ndërsa më së paku kam dëgjuar për Juventusin, i cili është ekip shumë i fuqishëm”, tha Messi për “Radio Catalunya“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button