Edhe pse u kërkua të përjashtohet, gjykatësja Kacarska do vazhdojë ta gjykojë Jankullovskën

Gjykatësja Kacarska do të vazhdojë ta gjykojë ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në rastin “Tank” për blerjen e mercedesit luksoz, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev e ka refuzuar kërkesën e avokatit të Jankullovskës, që gjykatësja Dobrilla Kacarska të përjashtohet nga gjykimi në këtë rast. E akuzuara kërkoi që të përjashtohet Kacarska sepse, siç thuhet kërkesë, gjykatësja e ka diskriminuar Jankullovskën në marrëdhënie me përkatësinë gjinore dhe politike.

Në seancën e sotme të rastit “Tank” duhet të dëgjohen gjashtë dëshmitarë të propozuar nga prokuroria, nesër do të kryhen dëshmitë me shkrim, ndërsa me 10 shtator do të fillohet me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Në këtë rast Gjoko Popovski është dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj burg, ndërsa Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës është dënuar me dy vjet e dy muaj burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button