Presidenti kinez i premtoi 60 miliardë dollarë për zhvillimin e Afrikës

Presidenti kinez Si Xhinping premtoi 60 miliardë dollarë investime dhe ndihmë financiare për zhvillimin e Afrikës. Ai këtë e deklaroi gjatë hapjes së takimit kinezo-afrikan të kreut në Pekin.

Ndihma do të sigurohet në formën e ndihmës shtetërore, investimeve dhe financimit nga institucionet financiare dhe kompanitë, tha ai në fjalën e tij, të transmetuar drejtpërdrejtë në televizion shtetëror.

Përveç kësaj, Kina do të rrisë importet nga Afrika, veçanërisht materialet e papërpunuara, dhe do ta lehtësojë lëshimin e obligacioneve nga institucionet financiare afrikane në Kinë, tha kreu i shtetit.

Rreth një miliardë juanë (146 milionë dollarë) do të sigurohen nga Pekini për zhvillimin e bujqësisë në kontinentin afrikan, tha Si.

Përveç kësaj, 500 specialistë bujqësorë të kualifikuar do të dërgohen për të ndihmuar zhvillimin e sektorit bujqësor, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button