Dështon debati publik mbi fatin e gazsjellësit në Vodno

As ambientalistët as autoritetet nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre rreth gazsjellësit që kalon përmes kreshtës së Vodnos. Aktivistët thonë se nuk janë kundër gazifikimit të Shkupit, por nuk do të lejojnë shkatërrimin e zonës së mbrojtur, transmeton Alsat M. 

“Ne absolutisht mbështesim atë se gazsjellësi është e ardhmja e Republikës së Maqedonisë, por nuk mund të mbështesim një tubacion të gazit që kalon në një pyll të mbrojtur dhe ne qëndrojmë prapa kësaj. Dëshmoni se kjo është mënyra e vetme për ta realizuar atë projekt”- tha Tatjana Stojanovska nga nisma qytetare “E duam Vodnon”.

Autoritetet përsëri thonë se Vodno nuk është zonë e mbrojtur. Madje, për çdo ndryshim në rrugën dhe projektin që i kërkojnë shoqatat, kërkohen ndryshime të ligjeve. Ata thonë se në këtë fazë të projektit nuk mund të ndërpritet ndërtimi i gazsjellësit.

“Nga prerjet e planifikuara të tre mijë metra kub pyll, ato zvogëlohen në 1400 metra kub që duhet të priten për ndërtimin”- theksoi Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Ambientalistët thonë se Shkupi i mungon gjelbërimi. Sipas regjistrimit në vitin 2002, kur Shkupi kishte gjysmë milioni banorë, Vodno ka kënaqur 46 për qind të nevojave të gjelbërimit. Tani numri i banorëve është më i madh dhe pyjet e Vodnos janë në rënie. Për qeverinë, anulimi nuk është i vlefshëm, sepse 10 milionë euro janë investuar deri tani nga buxheti.

Aktivistët nuk ishin të lumtur që debati ishte në Kuvendin e Qytetit. Ata prisnin që kjo të jetë në një televizion kombëtar. Javën e kaluar, ambientalistët u shtrinë përpara ekskavatorëve dhe nuk lejuan që mekanizimi të punonte në gazsjellësin. Puna ndërtimore do të ndërpritet deri në debatin e ardhshëm publik të caktuar në ministrinë e Ekonomisë. Data për këtë nuk dihet për momentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button