Digjet një shtëpi në Dibër

Dje pas dite nga arsye ende të panjohura shpërtheu zjarr në shtëpi, pronë të Muamed Isakut, në rrugë “Atanasie Iliq”, në afërsi të postës së qytetit të Dibrës.

Zjarri ka shpërthyer përderisa në shtëpinë nuk ka pasur asnjë njeri, kurse tymin që ka dale nëpërmjet çatisë e kanë vërejtur kalimtarë të rastit, të cilët menjëherë ka shkuar të ndihmojnë.
“Këtu kaloja në afërsi. Vërejta tym dhe menjëherë me vrapim arrita te shtëpia. Nuk e di, zoti më dha fuqi. Hipa në çati, dhe ç’të shoh, gjithçka në flakë, digjeshe. Fillova të thyej pllakat, fillova ta shuaj zjarrin. Erdhën edhe njerëz të tjerë edhe policia edhe zjarrfikësit ”, tha Dritan Çnoli.

Për shkak të temperaturave të larta dhe zjarret e shpeshta në hapësirë të cilat i bëjnë qytetarët e pandërgjegjshëm, katër automjete të Njësitet territoriale zjarrfikëse çdo herë janë të gatshëm, thotë Azir Sinanoski.

“Menjëherë kur na paraqitën, dy makina u nisëm. Për shkak të afërsisë arritëm për pesë minuta. Së shpejti e lokalizuam zjarrin, kurse më tej krejtësisht e shuam. Kishte rrezik të ndizeshin të paktën katër shtëpi që janë të ngjitura njëra me tjetrën”, tha Sinanoski.

Ky është zjarri i pare këtë vit në objekt, përndryshe zjarrfikësit dibran kanë kryer rreth 200 intervenime në hapësirë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button