Cila është gruaja me impaktin më të madh në histori!

Për të realizuar listën e 100 femrave më me influencë që do të votoheshin nga lexuesit, u kërkua ndihma e ekspertëve nga 10 fusha të ndryshme. Votimi prodhoi një rezultat të qartë: këtë përcaktim e meriton Marie Curie, dy here laureate e Cmimit Nobel ne fizikë e kimi. Është pikërisht ajo gruaja më me influencë në histori, shkruan Bordo.al. 

Dijetarja polake, e vendosur në Francë, ishte njeriu I parë që mori dy Nobelë falë kërkimeve të saj në fushën e radioaktivitetit, duke kontribuar në realizimin e disa prej trajtimeve të kancerit përmes zhvillimit të teknologjisë së rrezeve X. Ajo praktikisht i kushtoi jetën pasionit të vet të madh dhe vdiq nga anemia aplastike, që besohet të ketë qenë pasojë e ekspozimit të gjatë ndaj rrezatimeve.

Vendin e dytë të listës e zë Rosa Parks, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe kundërshtare e ndarjes racore në SHBA, por nuk mungojnë edhe emra të ditëve tona si ai i ish kryeministres britanike Margareth Thatcher apo  “princeshes se popullit“, Diana.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button