Helbah: Ju edhe më tej do të jeni maqedonas

Përfaqësuesi special i Evropës Juglindore dhe Turqisë, Kristian Helbah, në një ngjarje sot në Shkup ka komentuar marrëveshjen Maqedoni – Greqi, për të cilën thotë se garanton identitetin maqedonas, transmeton Portalb.mk.

“Ju edhe më tej do të jeni maqedonas, do të flisni maqedonisht, dhe kjo është e garantuar edhe me marrëveshjen”, tha Helbah.

Ai duke folur për mosprononcimin e partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së ka thënë se Maqedonia nuk ka Plan B dhe se supozimet tjera janë hipoteza.

LEXO: Zhbogar: Gjuha e Koneskit dhe Matevskit do të jetë gjuhë zyrtare në BE

Se me marrëveshjen me Greqinë ruhet gjuha dhe identiteti maqedonas është deklaruar edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Përndryshe, kjo deklaratë vjen në periudhën kur në Maqedoni ka nisur fushata për referendumin që do të mbahet më 30 shtator dhe në të cilin qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

LEXO: Ministri Dimitrov i quan spekulime lajmet për zgjedhje të reja në Maqedoni

Nëse dështon referendumi, në Maqedoni kthehet kriza politike dhe ekonomike

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button