Maqedoni, nga mesnata do të rriten çmimet e derivateve

Çmimi me pakicë i benzinave dhe dizelit nga mesnata do të rritet nga 1 deri 1.5 denarë, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të rritet për një denarë dhe do të bëhet 72 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të rritet për 1.5 denarë dhe do të bëhet 74 denarë për litër. Për 1.5 denarë rritet edhe çmimi i Eurodizelit dhe ai do të shitet nga 64.5 denarë në litër. Rritet çmimi i Ekstra vajit për amvisëri për 1.5 denarë dhe do të shitet nga 25 denarë në litër.

Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 0,951 denarë dhe do të jetë 34 denarë për një kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara ishte 74,5 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin ishte 53,62 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button