Zaharieva: Marrëveshja me Maqedoninë na solli këmbim më të madh tregtar dhe turistik

Zëvendëskryeministrja e Punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekatrina Zaharieva, në Forumin e Dubrovnikut të politikanëve rajonal që u mbajt këtë vikend ka theksuar që Ballkani ka pësuar ndryshime në 20 vitet e fundit, njofton Portalb.mk.

Në këtë kontekst ka folur edhe për Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Vetëm për 5 muaj nga nënshkrimi i saj, këmbimi tregtar na është rritur për 12%, ndërkaq këmbimi i turistëve për 10%”, deklaroi Zaharieva, e cila njëkohësisht i ka dëshiruar sukses Maqedonisë gjatë votimit në referendum i cili do të mbahet më 30 shtator të këtij viti.

Për këtë, ka folur edhe zëvendëskryeministrja e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska.

“Pajtohem me Ekaterinën – shumë na kanë kritikuar përpara nënshkrimit të Marrëveshjes me Bullgarinë, por tani qytetarët e dy vendeve shohin se ajo është garanci për stabilitet. Nuk ekzistojnë konflikte të ngrira, por vendime të ngrira”, tha Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button