Avioni me 52 udhëtarë gjendet pas 60 vjetësh

Më 22 nëntor të vitit të largët 1952, një avion transportues i aviacionit luftarak të SHBA-së, “Douglas 124-C“, i shfrytëzuar gjatë luftës në Kore, është rrëzuar diku në Alaskë dhe në kanë gjetur vdekjen 52 udhëtarë të cilët gjendeshin në bord. Për shkak të kushteve të këqija klimatike, avioni kurrë nuk është gjetur, kurse familjarët e të vdekurve nuk dinin se ku i kishin të dashurit e tyre të varrosur.

Kështu zgjati deri më 10 qershor të këtij viti, kur mbetjet e avionit të rrëzuar dhe të ushtarëve të vdekur nuk u gjetën në akullnajën Knik, diç më pak se 100 kilometra larg qytetit Anchorage në Alaskë. Për zbulimin e varrezës së tyre në akullnajë meritat i takojnë ekuipazhit të helikopterit UH-60 “black howk” i gardës kombëtare të ushtrisë së Alaskës.

Kapiteni i helikopterit tha se avioni ka qenë e mundur të identifikohet në bazë të materialit të gjetur në vendin rrëzimit të tij, që më pastaj është analizuar në laboratorin qendror për identifikim JPAC në Hawaii.

Në kohën e aksidentit shpëtimi i avionit dhe i udhëtarëve është penguar nga kushtet e këqija klimatike, kurse më pastaj autoritetet në Alaskë nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë vendin e aksidentit.

Avioni i rrëzuar në atë kohë ka qenë avioni më i madh transportues, i aftë të bartë 34 000 kilogramë ngarkesa të ndryshme, apo 200 udhëtarë nëpër ulëse në dy nivele të avionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button