SHBA, 17 vjet burg për një krim të kryer nga “sozia” e tij

Richard Anthony Jones ka kaluar në burg ka kaluar në burg 17 vite të jetës së tij. Ka hyrë në burg 25 vjeç dhe ka dalë 42. Nuk i ka parë fëmijët e tij të rriten, as të lindë nipin e tij. Gjithçka për një gabim banal, duke e ngatërruar me një person tjetër: grabitjen për të cilën ishte dënuar, e kishte kryer një person shumë i ngjashëm me të, identik. JOnez është liruar nga burgu në vitin 2017, por tani i ka kërkuar shtetit të Kansasit (SHBA), një dëmshpërblim milionar: 65 mijë dollarë për çdo vit që ka qëndruar pas hekurave, shkruan Gazeta Shqip.

Richard Jones është liruar pasi një gjykatës ka deklaruar “gabimin” e dënimit të tij. Një seancë për të cilën është mbërritur pas 17 vjetësh, ku i dyshuari gjithnjë ka deklaruar se është i pafajshëm, pasi policia ka arritur të gjurmojë vrasësin e vërtetë: një njeri, ngjashmëria e të cilit me Jones është e pabesueshme.

Tani Jones ka paraqitur një padi për të marrë një dëmshpërblim thuajse një milion dollarë nga shteti i Kansasit, rreth 65 mijë dollarë për çdo vit të kaluar në qeli. “Më është hequr një pjesë e mirë e jetës sime, ë nuk mund ta jetoj më. Po përpiqem vetëm të gjej qetësi në përditshmërinë time”, – ka thënë JOnes, baba i dy vajzave, 19 dhe 24 vjeçe, ku kjo e fundit e ka bërë edhe gjysh.

Avokati i Jones ka treguar se si kërkesa për dëmshpërblim e klientit të tij është “relativisht e ulët, duke parë vështirësitë e panumërta në 17 vjet burg të pajustifikuar”. Ai u burgos për grabitje me armë në vitin 1999 pasi një dëshmitar okular e identifikoi.

Megjithatë, ndërsa ishte në burg, të burgosurit e tjerë në mënyrë të përsëritur i thanë atij se dukej si një kriminel i quajtur Ricky Amos. Jones jetonte në anën tjetër të Kansasit, ndërsa krimineli që ngjasonte me të jetonte afër vendit ku ndodhi grabitja. Më vonë doli se nuk kishte prova të ADN-së apo gjurmëve të gishtërinjve që lidhnin Jones me krimin.

Tani ai ka paraqitur një padi duke kërkuar 1 milion dollarë kompensim  nga shteti i Kansas

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button