Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

Disa pjesë të Karposhit, Qendrës, Petrovecit ,Sarajit dhe Studeniçanit nesër  për një kohë të caktuar të ditës do të jenë pa energji elektrike për shkak të punëve të rrjetin distributiv.

Siç kumtoi QRMK, energji elektrike nga ora tetë deri në orën 11:30 nuk do të kenë  objektet e kompleksit gjykata dhe Arkivi historik, 08:30 deri në orën 12:30 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Atinska”, nga ora 08:30 deri në orën 12:00, shfrytëzuesit e fshatit Çiflik, nga ora 08:30 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e rrugës “Makedonija”, nga ora 09:00 deri në orën 13:00, shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Gërçec, nga ora 09:00 deri në orën 13:00, shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Vanço Mickov” dhe nga ora 10:00 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Moranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP