Maqedoni, policia ka arrestuar një person për trafikim me refugjatë

Gjithsej 14 emigrantë prej të cilëve 11  afganë dhe tre pakistanezë janë gjetur dje pasdite pas vendkalimit Miravc në autostradën Gjevgjeli-Shkup.

Siç kumtoi MPB, policia së pari e ka vërejtur, ndërsa pastaj edhe  është nisur  pas automjetit “Honda” në të cilin ishin emigrantët. Ka qarkulluar drejt Shkupit me shpejtësi të madhe, ka pasur targa të Shkupit, ndërsa me të  ka qarkulluar R.F. (41) nga fshati Hasanbeg i Shkupit. Në një moment, “Honda” është ndalur,  emigrantët kanë dalë nga makina, pas së cilës ka vazhduar të qarkullojë, por për një kohë të shkurtër është zënë.

R.F. është privuar nga liria, ndërsa pas konsultimit ne Prokurorin Publik emigrantët janë marrë për procedurë të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button