Debati për gazsjellësin që kalon nëpër Vodno do të transmetohet drejtpërdrejtë

Drejtpërdrejtë do të transmetohet  debati i organeve  kompetente shtetërore dhe shoqatave qytetare për ndërtimin e gazsjellësit Vodno  që do të mbahet  nesër në Këshillin e Qytetit të Shkupit, kumtoi sot kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov, shkruan MIA.

Diskutimi  do të jetë publik dhe çdo i interesuar do të mund të vjen dhe ta shpreh mendimin e tij.

Sipas Shilegov, qytetarët reagojnë në zbatimin e procedurës për gazifikim,  por ajo ka përfunduar  në vitin 2016. Qyteti, theksoi, është rregulluar para vendimit përfundimtar.

“Pres gjatë ditës së nesërme ta fillojmë procesin e përballjes me fakte dhe argumente. Nga takimi do të ketë transmetim “të drejtpërdrejtë” dhe besoj se  të gjitha mediumet  do t’i kushtojnë rëndësi. Mendoj se ashtu  qëllimet kryesore nga ai debat  mund të transmetohen  në të gjitha televizionet  kombëtare, rajonale dhe lokale. Ashtu shikueshmëria mund të jetë më e madhe se sa të ketë debat  në ndonjë televizion  me koncesion kombëtar”, tha Shilegov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp në SHMQSH “Orce Nikollov”.

Sipas tij, në takim do të marrin pjesë  drejtori i REM dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve.

LEXO: Zaev: Vodno mbetet vendi më përkatës për ndërtimin e gazsjellësit

LEXO: “E dua Vodnon”: Në Vodno po punohet pa respektimin e rregullave ligjore

LEXO: Incident me ekologjistët në Vodno

LEXO: OJQ-të të pakënaqura nga vendimi i qeverisë për gazifikimin nëpërmjet Vodnos

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button