Vendet arabe reagojnë ndaj vendimit të SHBA-së për UNRWA-në

Jordania, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë reaguar ndaj vendimit të SHBA-ve për ndërprerjen e plotë të ndihmave financiare për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare PETRA të Jordanisë, mësohet se ministri i Jashtëm jordanez, Eymen es-Safedi, në deklaratë ka theksuar se vendi i tij shpreh keqardhje ndaj vendimit të SHBA-ve dhe se Amani do të tregojë të gjitha përpjekjet e mundshme për mbështetje financiare, politike dhe ndërkombëtare për UNRWA-në.

“Mbrojtja e UNRWA-së nënkupton respektimin e jetesës së denjë të refugjatëve, vazhdimin e jetës arsimore për më shumë se 500 mijë fëmijë, rikthimi i refugjatëve dhe të drejtat e dëmshpërblimit”, tha Safedi, duke shtuar se mos përballim i nevojave të UNRWA-së mund të shkaktojë reflektime të rrezikshme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Safedi ka rikujtuar se Jordania u ka bërë thirrje ministrave të jashtëm të vendeve arabe dhe se do të takohen më 11 shtator për të diskutuar për këtë çështje. Ai gjithashtu ka njoftuar se brenda muajit shtator në kuadër të takimeve në OKB do të zhvillohet një konferencë edhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Japonisë, Suedisë dhe Turqisë me qëllim për të biseduar për mbështetjen ndaj UNRWA-së.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, Ahmed Ebu Zeyd, në një deklaratë ka vënë në dukje se vendi i tij ka një shqetësim të madh për situatën humanitare të refugjatëve palestinezë.

“Kajro në periudhën në vijim do të tregojë përpjekje të mëdha duke kaluar në kontakt me të gjithë palët ndërkombëtare për të mbështetur UNRWA-në”, tha Ezu Zeyd.

Ministri i shtetit përgjegjës për Punët e Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, Enver Karkash, në një deklaratë në Twitter është shprehur se, “Është për të ardhur keq nga vendimi i SHBA-ve për të ndaluar mbështetjen ndaj UNRWA-së. Kjo e bën edhe më të pazgjidhshme çështjen e refugjatëve e cila është shumë e ndjeshme me përmasat humanitare dhe politike”.

Karkash ka theksuar se EBA duke u nisur nga përgjegjësitë historike do të vazhdojë të japë mbështetje për UNRWA-në dhe punimet e saj.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në një deklaratë njoftoi se SHBA-të kanë marrë vendim për ndërprerjen e plotë të ndihmave financiare për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

UNRWA u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1949 për të ndihmuar refugjatët palestinezë në Jordani, Siri, Liban, Bregun Perëndimor dhe në Gaza. Aktualisht janë 5.9 milion refugjatë palestinezë brenda dhe jashtë Palestinës. Rezoluta me numër 194 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e miratuar në vitin 1948, parashikon që refugjatët palestinezë të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ata që kanë vendosur të mos kthehen të kompensohen për tokën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button