Erdogan bëri thirrje për raporte më të mira me Kirgizinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje për raporte më të ngushta me Kirgizinë gjatë një vizite zyrtare.

Duke folur pas bisedimeve me presidentin e Kirgizisë Sooronbai Jeenbekov në Bishkek, Erdogan bëri thirrje për më shumë fluturime mes dy vendeve si dhe ndërhyrje të Turqisë në rikonstruktimin e aeroporteve në Kirgizi.

Erdogantha se nuk ka dashur të kthejë raportet bilaterale pas tentim grusht-shtetit më 2016. Ish presidenti i Kirgizisë Almzabek Atambaev, ka kritikuar veprimet e Turqisë pas dështimit të grusht-shtetit, që përfshiu arrestimin e mijëra njerëzve, në mesin e tyre, zyrtarë, gazetarë dhe mësues të dyshuar për lidhje me Fetullah Gylen.

Erdogan ka kërkuar nga Kirigizia të mbyllë grupet e lidhura me Gylenin, për shkak të kërcënimit të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button