Zeqiri: Për një muaj kemi mundësi historike të sigurojmë të ardhme evropiane të vendit

Për një muaj kemi mundësi historike ta sigurojmë të ardhmen evropiane të atdheut tonë të rëndësishëm, si pjesë e barabartë e BE-së dhe NATO-s, thekson deputeti i LSDM-së  Muhamed Zeqiri.

Me inkuadrimin në NATO realizojmë interes strategjik – Maqedonia të jetë pjesë e botës së zhvilluar demokratike, anëtare me të drejtë të plotë  e aleatëve më të fuqishëm botëror.

Anëtarësimi në NATO garanton siguri dhe stabilitet  të qytetarëve  dhe mbrojtje të përhershme të kufijve. Procesi inkuadrues për anëtarësim në BE do të thotë zhvillim ekonomik, dhe përforcim i shtetit juridik, transmeton MIA.

“Anëtarësimi jonë në NATO dhe BE siguron më shumë para, këmbim të përvojave, qasje më të lehtë  deri te njohuritë dhe teknologjitë e reja. Me anëtarësimin do të thotë edhe stabilitet i rritur dhe besim në ekonominë e Maqedonisë. Ajo do të thotë më shumë investime, vende të reja pune dhe standard më i lartë jetësor për të gjithë”, thekson Zeqiri  më tej.

Në 6 muajt e fundit, kemi pasur investime të realizuara rekorde. Investimet e huaja direkte arritën 327 milion euro për gjashtë muaj. Zëvendëskryeministri Angjushev thotë se  ajo është për 218 për qind më shumë mesatarisht  në tre vitet e fundit. Ndryshe, vitin e kaluar  për tërë vitin  investimet e huaja të tërësishme arritën 227 milion euro.

Ky zhvillim pozitiv i detyrohet  politikave ekonomike të Qeverisë, si dhe ftesës së dhënë për anëtarësim në NATO, dhe paralajmërimi për fillim të negociatave inkuadruese për në BE.

Për atë, si qytetarë përgjegjës të cilët  janë përkushtuar në të mirën e shtetit tonë, nevojitet të bashkohemi rreth çështjes më të rëndësishme. Ta shfrytëzojmë këtë shans historik. Më 30 shtator të rrethojmë PO inkuadrim në NATO dhe BE, të rrethojmë PO për Maqedoni evropiane, theksoi Muhamed Zeqiri në kumtesën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button