Krasniqi i reagon Hotit, i thotë se po manipulon me opinionin publik (Dokument)

Memli Krasniqi, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka reaguar kolegut të tij deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti.

Sipas Krasniqit, ai po manipulon me opinion publik përmes deklaratave të tij vetëm për inate politike dhe etjen për pushtet, njofton Telegrafi.

Lexojeni më poshtë deklaratën e plotë të Krasniqit në Facebook, ku edhe ka publikuar dokumentin kornizë të PDK-së mbi dialogun me Serbinë, dhe vijat e kuqe te PDK-së:

Inati politik dhe etja për pushtet aq shumë e kanë kapluar kolegun tim Avdullah Hoti, saqë pa pikë problemi manipulon dhe mashtron opinionin publik pa iu dridhur qerpiku. Kishte thënë mbrëmë se PDK pas gjashtë muajsh po flet për dialgoun, përderisa PDK gjithë vitin i ka ftuar në takime e tryeza për të arritur konsensus për këtë proces.

Në fakt, e vetmja parti politike në Kosovë që ka ofruar Platformë konkrete për dialogun është PDK. Kryetari Veseli ua ka dorëzuar zyrtarisht këtë Platformë të gjithë liderëve politikë dhe partive politike dhe asnjë prej tyre kurrë asnjë përgjigje s’e ka dhënë për këtë. As LDK e Avdullah Hotit, e cila edhe sot e kësaj dite i ka së paku 4-5 qëndrime për dialogun Kosovë – Serbi.

Kur Platforma e PDK-së dhe Kryetarit Veseli ka vendosur vijat e kuqe, ndonjë lider i LDK-së kërkonte shkëmbim territoresh me Serbinë, për të dhënë veriun e Kosovës në shkëmbim për një pjesë të Luginës së Preshevës. Ku i ka vijat e kuqe LDK? A ka vija të kuqe për çfarëdo qoftë, në fakt?

Ja vijat e kuqe të PDK-së që ua kemi prezentuar edhe në tryezën e organizuar më 8 maj 2018 në Kuvendin e Kosovës, si dhe ua kemi dërguar zyrtarisht më 13 korrik 2018. Kaq muaj më vonë jeni kujtuar t’i adoptoni qëndrimet që ne i kemi qe sa e sa vite. A thua kënd po e mashtroni, përveç vetvetes?(sic) /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button