Javë e ngjeshur me takime në Evropë e ministrit Edmond Ademi

Ministri i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi, në shoqëri të drejtorit të Afjencisë për mërgim, Nikolla Shalvarinov, prej sot e deri më 5 shtator do të qëndrojnë për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë dhe në Republikën e Austrisë.

Siç kumtoi kabienti i Ademit, me ftesë të kryetarit të Senatit dhe prefektit të Bremenit, Karsten Siling, delegacioni më 2 dhe 3 shtator do të marrë pjesë në hapjen e manifestimit “Java e integrimit”, kushtuar të gjithë qytetarëve të Bremenit të cilët kanë ardhur nga vende të tjera, ndërkaq jetojnë dhe punojnë në Bremen, mes tyre edhe bashkëatdhetarë tanë me prejardhje nga Republika e Maqedonisë. Ky manifestim mbahet nën patronatin e prefektit të Bremenit.

Gjatë vizitës në Gjermani dhe Austri, delegacioni nga Republika e Maqedonisë, i kryesuar nga ministri Ademi, do të takohet edhe me përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve të diasporës me prejardhje nga Republika e Maqedonisë në Berlin, Bremen dhe Hamburg, RF e Gjermanisë dhe në Vjenë, Austri.

Njëherit, minsitri Ademi, së bashku me delegacionin, krahas takimeve me përfaqësues të diasporës, në Berlin, më 4 shtator, do të ektë takime edhe me grupin e deputetëve nga Bundestagu gjerman.

Më 5 shtator, në Vjenë, minsitri Ademi do tëp ketë takime me përfaqësues të komunitetit kishtar maqedonas në Vjenë, si dhe me organizata dhe shoata të diasporës me prejardhje nga Republika e Maqedonisë, kumtoi kabineti i minsitrit Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button