Angjushev për rritjen e investimeve direkte: Ekonomia është stabile

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistika dhe Bankës Popullore tregojnë se në gjysmën e parë të vitit ka rekord në hyrjen e investimeve të huaja direkte në Maqedoni të cilat arrijnë vlerën deri në 327 milionë euro. Kjo, sipas kryeministrit për Çështje Evropiane, Koço Angjushev është vërtetim i asaj se ekonomia është stabile dhe se plani për rritje ekonomike është duke dhënë rezultate, njofton Portalb.mk.

“Praktikisht kjo tregon se trendi i rritjes së investimeve në Maqedoni është shpejtuar dhe se politika e përkrahjes transparente të të gjitha ndërmarrjeve në Maqedoni, jep rezultate”, tha Angjushev.

Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se gjatë gjashtë muajve, në Maqedoni kanë hyrë 327 milionë euro, më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku niveli investimeve arriti vlerën deri 105 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button