Marrëdhënia mes Harry-t dhe Meghan nuk po shkon aq mirë sa ç`mendoni

Kanë vetëm pak muaj që janë martuar dhe princ Harry me Meghan-in duken si çifti më i lumtur në botë. Por, me sa duket, nuk qenka kështu. Marrëdhënia mes çiftit nuk është aq perfekte sa e mendonim dhe e gjithë kjo për shkak të problemeve që familja e Meghan po shkakton në media, shkruan Class. Një burim për Ok Magazine ka treguar se edhe pse duhen shumë, marrëdhënia mes çiftit mbretëror nuk është në ditët e saj më të mira.

Tashmë të gjithë janë në dijeni të deklaratave të vazhdueshme që i ati dhe e motra e dukeshës bëjnë në media dhe familjes mbretërore i kanë ardhur në majë të hundës.

Po ashtu, Meghan e ka shumë të vështirë të përshtatet me të gjitha rregullat e familjes mbretërore dhe të gjitha këto kanë bërë që të krijohet tension mes çiftit të ri. Megjithatë, me shumë mundësi, kjo situatë është kalimtare, pasi çdo çift ka periudha të mira dhe të këqija me të cilat i duhet të përballet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button