Google dhe Mastercardi me marrëveshje sekrete

Google dhe Mastercard do të kishin nënshkruar një marrëveshje sekrete që do të lejonte kompaninë Google dhe reklamuesit e saj të gjurmonin shitjet me pakicë, pra “offline”, të mbi dy miliardë të konsumatorëve amerikanë.

“Google do të kishte paguar miliona dollarë për të marrë të dhënat nga Mastercardi dhe të dy kompanitë do të diskutonin gjithashtu për ndarjen e një pjese të fitimeve’’, sipas njerëzve që punonin për këtë marrëveshje.

Zëdhënësi i Google dhe Mastercard refuzuan të komentojnë.

‘’Nëse marrëveshja do të ishte e vërtetë (dy kompanitë nuk kanë folur ndonjëherë publikisht), më shumë se dy miliardë mbajtësit e MasterCard-ut kanë qenë të pavetëdijshëm për këtë ndjekje’’, vë në dukje Bloomberg.

Vitin e kaluar Google njoftoi një shërbim të quajtur ”Store Sales Measurement” duke shpjeguar se ai kishte çasje në “rreth 70%” të kartave të kreditit dhe debitit amerikan nëpërmjet partnerëve, pa përmendur ato, transmeton Alsat M

Historia ngre përsëri pikëpyetje për privatësinë.

“Njerëzit nuk presin që gjërat e blera në dyqane të lidhen me ato të blera online, nuk ka informacion të mjaftueshëm për konsumatorët rreth asaj se çfarë po bëjnë dhe cilat të drejta kanë”, shpjegon Christine Bannan, nga Qendra Informative e Privatësisë Elektronike (EPIC).

Pak javë më parë, Unicredit ndërpreu ndërveprimet e saj me Facebook, duke gjykuar rrjetin shoqëror “jo etik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button