Prandeli, gati për stolin e Juventusit

Prokurori Federal Palazzi ka kerkuar 1 vit e 3 muaj pezullim per trajnerin e Juventus, Antonio Conte. Lajmi nuk i ka pelqyer presidentit juventin, Andrea Agnelli, i cili ne vend te nervozohet duhet te mendoje per trajnerin e ri te skuadres.

Trajneri aktual i Kombetars italiane, Cesare Prandelli eshte kandidati me serioz per te marre drejtimin e stolit te “Zonjes se Vjeter”, raporton “Repubblica.it”.

Gjithsesi duhet pritur vendimi final i gjykates per te mesuar me pas nese Conte do te vijoje te jete ne krye te Juventus apo do te zevendesohet nga nje teknik tjeter.

Federata:“Vleresimet tuaja, te papranueshme”

“Federata e futbollit italian dhe organet e saj punojne me korrektesi dhe respektojne te gjitha ligjet dhe rregullat e vendosura me pare. Ligje dhe rregulla qe garantojne pavaresine e komisionit te disiplines dhe te drejtesise sportive. Vleresimet e presidentit te Juventus Andrea Agnelli jane te papranueshme dhe shkojne pertej kritikave normale”.
Keshtu fillon kunderpergjigja e federates se futbollit italian kunder komunikates se drejtuesve te Juventus.

Federate e futbollit ka leshuar gjithashtu nje komunikate per shtyp ne mediat italiane ku deklaron se çdo organ vendimmarres eshte i pavarur dhe se po zhvillon detyren e tij me se miri.

Skandali i trukimeve, Ranocchia nen hetim

Mbrojtesi i Inter, Andrea Ranocchia eshte nen hetim nga prokuroria e Bari per ndeshjen e Serie B te sezonit 2008-2009 ndermjet skuadrave te Bari dhe Salernitana. Ranocchia mendohet te jete nje nga 3 te dyshuarit per trukimin e ketij takimi. Se bashku me mbrojtesin e Inter jane nen hetim dhe Andrea Masiello dhe Vittorio Micolucci te cilen ne ate kohe luanin se bashku me Ranocchia ne radhet e Bari.

Prokurori Ciro Angelillis dhe karabinieret e kane lajmeruar mbrojtesin per tu paraqitur ne prokurori dhe per te deshmuar. Ne ditet e ardhshme pritet qe Ranocchia te jape deshmine e tij dhe te mbrohet nga akuzat. Ne ate ndeshje qe perfundoi me rezultatin 2-3 per Salernitana, Ranocchia shenoi dhe nje autogol.

   

Lajme të ngjashme

Back to top button