Sistemi i ujitjes në Tetovë: Kushton 15 milionë euro dhe përfundon për 60 muaj (VIDEO)

Në Tetovë sot u promovua nisja e punimeve për realizimin e projektit kapital – ndërtimin e sistemit të ujitjes. Ky projekt do të financohet nga Qeveria e Maqedonisë, do të kushtojë 15 milionë euro dhe pritet të përfundojë për 60 muaj, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri i Qeverisë, Zoran Zaev ka bërë të ditur se financimi realizohet nga Qeveria e Maqedonisë – mjete të qytetarëve.

“Duke dashur që të ngritët cilësia e jetës së qytetarëve, dëshirojmë që të vëmë në pah anët e tyre të forta, e jo të nxjerrim në pah dobësitë. Nga ky sistem i ujitjes, që përfshinë hapësirë prej 3900 hektarë tokë bujqësore, do të ujitet toka bujqësore që nis në pjesën e epërme të autostradës Tetovë – Gostivar deri në Malin Sharr. Do të financohet nga Qeveria e Maqedonisë, d.m.th. me mjetet e juaja të dashur qytetarë”, tha Zaev.

Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski tha se projekti do të kushtojë 15 milionë dhe pritet të ndërtohet për 60 muaj.

“Ujitja është parakusht kryesor i bujqësisë, dhe i ushqimit të mirë. Me këtë ndërtim do të zgjedhim problemin e ujitjes në Pollog. Duke filluar nga pjesa e poshtme e Tetovës, e deri te Mali i Sharrit. Përfshirë edhe lokacionet e Vrapçishtit, Gostivarit dhe Bogovinjës. Projekti do të kushtojë 15 milionë euro të siguruara nga buxheti shtetëror, nga programi për zhvillim rural në Maqedoni. Projekti pritet të përfundojë për 60 muaj. Faza e parë do të zgjat 6 muaj, e kurse e faza e dytë duhet të nis vitin e ardhshëm”, tha ministri Nikollovski.

Në promovimin e nisjes së ndërtimit, ka marrë pjesë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i cili nga Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar që të respektohet afati i paraparë për realizimin e projektit.

“Zotëri kryeministër, kjo është një vepër që vërtetë na afron edhe me Evropën, sepse më afër Evropës jemi edhe me standarde, dhe ky është një standard, që ne po e zbatojmë. Unë do të doja të ju dëshiroj punë të mbarë, juve si ekzekutiv, dhe këtu të mos ndalemi, por të vazhdojmë edhe më tutje, me vepra të rëndësishme. Dhe ju realizuesve konkret të projektit, ju dëshiroj në afat realizim”, tha Ahmeti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP