Vendoset numëratori në Portën Triumfale (FOTO)

Ashtu siç edhe u paralajmërua, kanë nisur punimet për vendosjen e numëratorit të parave të vjedhura në Portën Triumfale të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Në fotografinë e siguruar nga Faktor.mk shihet se si punohet në orët e vona në këtë objekt nën kompetencë të Ministrisë së Kulturës.

Ashtu siç tha Zaev, numëratorin do ta paguaj nga xhepi i tij dhe do t’ia dhurojë Ministrisë së Kulturës.

“Numëratori do të tregojë ashtu siç do të mbarojnë proceset gjyqësore dhe siç institucionet nga  fusha e hetimeve financiare do t’i mbledhin paratë të cilat janë marrë nga buxheti. Ky është premtim që e kam dhënë në opozitë duke kërkuar nga qytetarët mbështetje. Ky premtim do të plotësohet këto ditë, gjithsesi, nëse do të mbarojnë të gjitha aspektet juridiko – formale. Ajo nënkupton që pas mbarimit të funksionit do t’i dhurohet Ministrisë së Kulturës dhe institucionit që është pronar i Portës ku do të vendoset numëruesi. Pasi që të kthehen të gjitha paratë, numëratori sipas të gjitha gjasave do të tregojë temperaturën, gjerësinë dhe thellësinë gjeografike të Shkupit dhe ngjashëm”, deklaroi Zaev.

Numëratori i parave të vjedhura këto ditë do të vendoset në Shkup

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button