Dy rrahje në një rrugë

Policia dy herë ka intervenuar në rrugën “Boris Kidriç” në Prilep, meqë katër persona janë rrahur brenda një ore.

Katërdhjetë e tetë vjeçari N.J dhe vëllai i tijë R.J takuan R.T dhe filluan të shahen, më pas edhe e sulmuan.

E godisnin me grushta dhe shkelma nëpër trup duke i shkaktuar lëndime në fytyrë. Nga ana tjetër, pesëdhjetë e shtatë vjeçari M.S i cili voziste autobus goditi një automjet të parkuar. Për aksidentin u lajmërua personi D.P pronar i automobilit. Ai erdhi në vendngjarje nën ndikimn të alkoolit dhe me revole gazi të cilën e posedonte me leje, iu kërcënua vozitësit të autobusit, duke e goditur me të në kokë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button