Shkëndija nuk siguron grupet e Ligës së Evropës

Fati nuk e ka përcjellë edhe këtë vit skuadrën e Shkëndijës në garat evropiane.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia, ka dështuar të hyjë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, duke u mundur edhe në ndeshjen e dytë në shtëpi nga Rosenborg, tani me rezultat 0-2, ndërsa në ndeshjen e parë në Norvegji është mundur 3:1.

Ndeshja e dytë e zhvilluar në Shkup, ka mundur të ketë rrjedhë krejt tjetër sikurse Shkëndija të mos shpërdoronte dy penallti.

Ishte Ibrahimi që në minutën e 20’ dështoi nga penalltia, ndërsa në minutën e 49’ të njëjtën gjë e bëri edhe Emini.

Për Rosenborg shënuan Hovland në minutën e 67’ dhe Reginussen në minutën e 84’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button