Është vrarë një gazetar në Jemen

Shefi i një zyre të agjencisë zyrtare të lajmeve të Jemenit, SABA, është vrarë në provincën qendrore Al-Bayda përderisa mbulonte luftimet mes ushtrisë së Jemenit dhe rebelëve Huthi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një burim ushtarak lokal, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Ahmed al-Hamzi, drejtor i agjencisë SABA në Al-Bayda, është vrarë nga një breshëri artilerie e rebelëve Huthi.

Burimi tha se një kolegë i al-Hamzit po ashtu u vra në granatim.

Në muajin korrik, al-Hamzi pati pësoi plagë pasi u qëllua nga luftëtarët Huthi përderisa mbulonte përleshjet në lagjen Horan të provincës Al-Bayda.

Vdekja e al-Hamzit vjen vetëm dy javë pasi një tjetër gazetar jemenas, Ahmed al-Musabi, u vra përderisa mbulonte luftimet në qarkun Malgam të provincës Al-Bayda.

Jemeni i varfër vazhdon të shkatërrohet që nga viti 2014, kur rebelët shiit Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua një vit më vonë kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj sunitë-arabë filluan një fushatë të gjerë ajrore që synonte të rikthejë pjesët e pushtuara të Huthit në Jemen.

Dhuna ka shkatërruar infrastrukturën e vendit, duke bërë që OKB-ja të përshkruajë situatën si “një nga fatkeqësitë më të mëdha humanitare të kohërave moderne”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button