Stadiumi “Fadil Vokrri” është i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare

 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi, ka pranuar konfirmimin nga Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) se stadiumi “Fadil Vokrri” mund të përdoret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga MKRS thuhet se UEFA ka lejuar përdorimin e stadiumit për ndeshjet e UEFA Nations League, ku Kosova do të zhvillojë ndeshjen kundër Ishujve Faroe më 10 shtator 2018.

Ministri Gashi, pas konfirmimit të marrë ka uruar tërë komunitetin futbollistik në Kosovës.

“Dua të njoftoj komunitetin sportiv në përgjithësi dhe atë të futbollit në veçanti se UEFA na e ka dërguar konfirmimin që lejon përdorimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në kuadër të Ligës së Kombeve në kuadër të UEFA-së. Më 10 shtator Kosova për herë të parë luan në një stadium të pranuar ndërkombëtarisht në territorin e vet dhe nuk ka nevojë të shfrytëzojë arenat sportive të vendeve tjera”, është shprehur Gashi.

Ministri Gashi po ashtu ka uruar të gjithë ata që kanë kontribuar për punën që stadiumi ka ardhur deri në këtë fazë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button