Nesër do të bëhet spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

Qyteti i Shkupit nëpërmjet një kumtese njoftoi se faza e tretë për spërkatje kundër larvave të mushkonjave nga avioni dhe nga toka do të bëhet nesër, me 31 gusht, ndërsa faza e katërt nga toka do të fillojë të hënën dhe do të përfundojë të premten, transmeton Portalb.mk.

Nëse kushtet klimatike nuk e lejojnë kryerjen e dezinfektimit, spërkatja nga avioni mund të realizohet ditën e ardhshme, kur do të jenë të favorshme kushtet klimatike.

Nga Qyteti i Shkupit u bëjnë thirrje bletarëve që t’i ndërmarrin masat e nevojshme për ruajtjen e bletëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button