Zaev: Vodno mbetet vendi më përkatës për ndërtimin e gazsjellësit

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaaev sot edhe njëherë përsëriti se Vodno mbetet vendi dhe mënyra më e mirë për ndërtimin e gazsjellësit sepse nëse do të vendosej në Karadakun e Shkupit, do të shkaktonte më shumë probleme me drurët e prerë, transmeton Portalb.mk.

“Kemi premtuar dialog për këtë, janë mbajtur dhjetëra mbledhje, po punohet për Vodnon tonë, për mushkëritë e Shkupit, por njëkohësisht për projektin me vlerë të madhe ekologjike dhe ekonomike. Çdo gyp mbron mijëra dru. Shpresoj se së bashku do të vazhdojmë ta ndjekim projektin e gazifikimit, sepse çfarëdolloj alternative tjetër do të shkaktonte probleme. Nëse gazsjellësi kalon nëpërmes Karadakut të Shkupit (Malin e Zi të Shkupit), projekti do të shkaktonte dëm të dyfishtë me drurët e prerë”, tha Zaev.

Ai shtoi se projekti do të vazhdojë, por në komunikim dhe konsultim me sektorin civil dhe gjithashtu tha se shpreh keqardhje për incidentin e djeshëm mes protestuesve dhe ekskavatorëve.

“Dua të shpreh keqardhje për mënyrën e tillë të sjelljes së ekskavatorëve, të përfaqësuesve të kryerjes së punimeve. Apsolutisht ky akt është për t’u dënuar, përmes kërcënimeve se dikush do të sulmojë jetë njerëzore”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button