Saraçini i jep edhe një mundësi OHIS-it

Edhe një mundësi për humbësin-fabrikën OHIS, pasi siç informoi ministri i Ekonomisë Valon Saraçini se disa kompani kanë marrë dokumentacionin e tenderit.

Një kompani është vendase dhe dy janë të jashtme, të cilat paraprakisht kanë treguar interes që ta blejnë fabrikën OHIS.

Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për shitjen e fabrikës, Saraçini theksoi se do të ofrohen kushte më të lehta, por shmangie rreth numrit të të punësuarve nuk ka.

“Të punësuarit në OHIS pagën e tyre të dhjetorit e morën në muajin maj, të janarit në qershor, kurse të shkurtit do ta marrin për disa ditë” tha sot Valon Saraçini.

Sot është afati i fundit për marrjen e dokumentacionin e tenderit për shitjen e fabrikës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button