Maqedonia në 2012 do të bëhet me Ent gjeologjik

Ministra e Ekonomisë dhe ajo e Mjedisit jetësor kanë parashtruar ligj për themelimin dhe funksionimin e Entit gjeologjik të Republikës së Maqedonisë për nevojat për kryerjen e hulumtimeve gjeologjike themelore të interesit publik.

“Duke pasur parasysh se Maqedonia ka një potencial të madh për hulumtimin dhe përpunimin e lëndës së pare të mineraleve ne kemi vendosur që të themelojmë Entin gjeologjik  në Republikën e Maqedonisë diçka që funksionon pothuajse në gjithë shtetet e Bashkimit Evropian. Qëllimi kryesor i themelimit të Entit gjeologjik është që të përfitohen dhe të përpunohen të dhëna në lidhje me hulumtimet themelore gjeologjike në Republikën e Maqedonisë” tha ministri i ekonomisë Saraçini.

Ai informoi se me formimin e këtij institucioni dhe me kyçjen e kuadrit teknik në pjesën e hulumtimeve themelore Ministria e ekonomisë do të ketë bazë që në të ardhmen në një mënyrë më precize dhe më direkte të qaset drejt investimeve të huaja  direkte në sferën e mineraleve. Po ashtu ai tha se  Enti do të fillojë përpunimin e hartave gjeologjike dhe hidrogjeologjike.
Ky ligj është përgatitur në një bashkëpunim të ngushtë mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Nuk është vetëm e një rëndësie të madhe për të themeluar një institucion të tillë por është edhe e domosdoshme sidomos për shkak të mundësisë të qasjes strategjike dhe të qëndrueshme gjatë menaxhimit me lëndët e para minerale si burime natyrore dhe të paripërtëritshme” tha Ademi.

Ky ligj siç tha Ademi do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2013 nga ku do të fillojë edhe me përdorimin e të njëjtit.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button