Nuk jeni më të njëjtët, 6 gjërat e çuditshme që ju ndodhin kur bini në dashuri

Dashuria i frymëzon njerëzit. Shkencëtarët kanë studiuar arsyet se përse ndryshon sjellja e njerëzve, kur ata bien në dashuri. Ata e lidhin ndryshimin e sjelljes me hormonet e dashurisë, por a është kjo arsyeja e vetme që ne jemi si të dehur kur biem në dashuri? Bright Side ka përmbledhur disa nga ndryshimet më të mëdha që pëson njeriu kur bie në dashuri me dikë, shkruan Class. Këto shenja dhe ndjenja të vërteta mund t’ju ndihmojnë për të kuptuar se çfarë ndodh në kokën tuaj kur ke rënë në dashuri.

Njerëzit e dashuruar janë si të pirë

Pasi konsumojmë disa gota alkool, sikur biseda me njerëz të tjerë bëhet akoma edhe më e lehtë: frika dhe ankthi zhduken. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup si alkooli. E keni vënë re ndonjëherë se njerëzit e dashuruar përqafojnë të tjerët njësoj si personat e dehur? Pra, dashuria na bën më të afërt me të tjerët.

Kur bie në dashuri ose shton në peshë ose bie nga pesha

Shumë çifte shtojnë peshë në fillim të një marrëdhënie. Kjo gjë vjen për disa arsye: -Në fillim të një lidhje ju shpenzoni shumë energji dhe kërkoni vazhdimisht të ushqeheni. -Ju frekuentoni shumë restorante dhe lokale më shpesh se zakonisht. Shkencetarët kanë arritur në përfundimin se çiftet që shtojnë në peshë së bashku kanë një marrëdhënie më të lumtur. Kjo vjen, sepse partneret ndihen rehat me njëri-tjetrin dhe nuk kanë më paragjykime rreth pamjes së jashtme. Mirëpo, siç ka nga ata çifte që shtojnë peshë, ka edhe nga ata që bien nga pesha. Fluturat në stomak ndikojnë që ata të humbasin peshë.

Ju ndryshon zëri

Studiuesit amerikanë kanë arritur në një konkluzion të çuditshëm. Ata ju kanë kërkuar çifteve që kanë nisur një lidhje të re të bëjnë disa telefonata. Gjatë bisedave në telefon kanë zbuluar se zëri i vajzave bëhej më i ulët, ndërsa i meshkujve më i lartë.

Dashuria është fiksim ose varësi

Mendo për kohën kur ke rënë dashuri. Ju me siguri dëshironit të qëndronit me partnerin tuaj sa më shumë të ishte e mundur dhe miqtë tuaj ju thonin që jeni fiksuar keqazi me të. Varësinë tuaj e shpjegon edhe shkenca. Ja t’ju tregojmë një shembull konkret; kur ju nuk jeni me partnerin/partneren ndiheni keq. Pra, ai ose ajo janë lumturia dhe a ka varësi më të madhe se kjo?

Njerëzit e dashuruar nuk mund të flenë

Sipas studimeve të kryera së fundmi, një njeri i dashuruar fle një orë më pak gjatë natës në krahasim me një njëri jo të dashuruar.

Ata që dashurojnë shkruajnë poezi dhe i këndojnë dashurisë

Sa libra e sa këngë kanë bërë njerëzit e dashuruar…eh dashuria miku im…

Burimi: Bright Side

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button