Zaev do të kryesojë me Komitetin për integrim të Maqedonisë në NATO

Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi Konceptin e strukturës nacionale për udhëheqje të procesit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Siç kumtoi në konferencën e sotme për shtyp koordinuesi nacional i RM-së për NATO, Stevo Pendarovski, në strukturën nacionale ka tre pjesë. Në nivel më të alrtë politik do të ketë Komitet për integrim në NATO, trupi i dytë është Komiteti i punës për integrim në NATO, ndërsa trupi i tretë është Sekretariati për Plan operues logjistik.

“Në Komitetin për integrim do të jenë prëfaqësuesit nga të gjitha trupat, organet dhe isntitucionet të cilat do të kenë çfaërdo lloj lidhshmërie me integrimin në NATO”, tha Pendarovski dhe shtoi se këtë trup do ta kryesojë kryeministri Zoran Zaev.

Trupi i dytë, përkatësisht Komieti i punës, siç sqaroi Pendarovski, do t’i zbatojë vendimet e Komtetit politik për integrime.

Pendarovski tha se trupi i tretë është Sekretariati i tërë ekipit i cili do të jetë kompetent për mbështetje operative logjistike të Komitetit të punës për integrim në NATO.

“Në disa muajt në vijim Maqedonia duhet të konfirmojë se tërësisht i pranon të gjitha dispozitat nga dokumenti themelues me të cilin Aleanca e NATO-s është formuar”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button