“The Final Countdown” në Hardh Fest 2018 – KEE MARCELLO nga grupi legjendar Europe Ateron në Kosovë

Ashtu siç ishte pritur edicionin e 17-të të vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, vjen në dimensione të reja ndërkombëtare të promovimit të traditës së kultivimit të rrushit dhe verës, me muzikën më të mirë në skenën e Konakut.

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot (e mërkurë) në Rockuzinë (Prishtinë) u konfirmua edhe lista e programit artistik (line up) të festivalit, Hardh Fest 2018.

Dea Luma, drejtoreshë për Marrëdhënie me Publikun në Hardh Fest theksoi se Hardh Fest këtë vit vjen “Me pamje kah Vneshtat” duke reflektuar kështu vlerat e zonës vreshtare, një prej më të veçantave në gjithë Evropën. Ajo shpalosi aktivitetet tradicionale të festivalit që pasqyrojnë kulturën vreshtare dhe mikpritjen vendase të qytetarëve të komunës së Rahovecit.

Ylber Bajraktari nga Stone Castle tashmë parter tradicional, rikonfirmoi përkrahjen e madhe për festivalin Hardh Fest, e cila ashtu si në edicionet e mëparshme, do të vazhdojë edhe këtë edicion dhe në edicionet vijuese. Ai theksoi se Hardh Fest 2018 do të karakterizohet me dy produkte të veçanta që kjo verari do të sjellë pikërisht në këtë periudhë, më të veçantën për kultivuesit e rrushit.

Ndërsa, përfaqësuesja e komunës së Rahovecit, Nora Boshnjaku, theksoi se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se Komuna e Rahovecit me kryetarin, Smajl Latifi, kanë vënë në dispozicion gjithë logjistikën për të pritur mijëra turistë që do të vijnë për Hardh Fest 2018. Po ashtu, ajo konfirmoi se të gjitha hotelet e komunës së Rahovecit janë të prenotuara, që është një tjetër indikacion për interesimin e madh rreth Hardh Fest.

Ishte drejtori artistik i festivalit, Gardalin Shtavica ai që në fund konfirmoi listën e programit artistik, që edhe këtë vit vjen me dimensione ndërkombëtare dhe me emra që kanë shkruar historinë e muzikës rock në botë.

Pikërisht, kënag “The Final Countdown” po vjen në Hardh Fest 2018 dhe do të dëgjohet për herë të parë në interpretim Live nga KEE MARCELLO, ish anëtari i rock grupit legjendar, Europe.

Skena e madhe e Konakut të Hardh Festit do të përjetojë edhe hitet tjera të mëdha të Europe si “Carrie”, “Open Your Heart” etj.

Për herë të parë ekskluzivisht pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në Eurovision, kësaj radhe në Hardh Fest vjen EUGENT BUSHPEPA, i cili me vokalin e tij të veçantë do të sjellë një spektakël të jashtëzakonshëom.

Hardh Fest dëgjon edhe adhuruesit e festivalit që janë çdo vit aty dhe kështu po ndodh edhe rikthimi I madh i rock grupit TROJA. Ata e dinë si është performimi në shtëpinë e tyre, në Konak, ku në edicionin e vitit 2016 performuan para mijëra adhuruesve.

Madman’s Choice është një tjetër grup ndërkombëtar, tejet i njohur në Suedi, por që kësaj radhe vijnë për të ndezur Hardh Festin me spektakël të pa parë .

Ndër performues të tjerë lokal të muzikës rock do të jenë edhe Rahoveci All Stars, Magnituda, kurse edhe nga muzika elektronike është një listë e begatë në këtë edicion.

NouveaBeats ateron direkt nga Amsterdami prej festivaleve më të mëdha në botë si “Tomorrowland” dhe “UltraMusic Festival” në skenën e madhe të Hardh Fest për një tjetër performancë për mbamendje, e ai do të shoqërohet edhe nga DJ të tjerë si: Maarvel, NWE, Gruda, Fisnik Kuqi, Pledge, Proxy si dhe bende dhe DJ të ndryshëm që do të promovohen në skenën e madhe të Konakut në Hardh Fest.

Hardh Fest fillon më 7 shtator dhe përfundon më 9 shtator, për tri ditë me mbrëmje të zjarrta dhe spektakël të muzikës rock dhe elektronike, shoqëruar nga aktivitetet e shumta tradicionale që do të vënë në pah vlerat e trevës më të bukur në vend ME PAMJE KAH VNESHTAT!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button