Salah bezdiset nga egjiptianët: Më lini të qetë, ose largohem

Pas kampionatit botëror, Muhamed Salah ka marrë ftesë nga kombëtarja e Egjiptit edhe për ndeshjet që do të luajnë në fillim të muajit shtator.

Gjithsesi këtë herë ylli i Liverpoolit ka pasur një kërkesë të qartë për drejtuesit e Federatës Egjiptiane të Futbollit. Ai ka kërkuar që të merren masat, që tifozët e kombëtares të mos afrohen në hotelet ku grumbullohet skuadra, pasi është lodhur nga përballja me ta, transmeton Top Channel. 

Tifozët egjiptianë shkojnë në orare të ndryshme në hotelet ku grumbullohet kombëtarja dhe brohorasin në kor emrin e Salah, ndërsa shpesh e kanë detyruar sulmuesin të dalë jashtë dhe të japë autografe e të bëjë foto me fansat.

Kërkesa e Salah ndaj zyrtarëve të federatës ka qenë ultimative, pasi ka ëkrcënuar se nuk do ët grumbullohet më me kombëtaren, nëse nuk zgjidhet ky problem ,që shpesh ka prishur regjimin sportiv të sulmuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button