U mbajt takimi i liderëve të Maqedonisë që e përkrahin referendumin

Me iniciativë të kryeministrit Zoran Zaev, sonte u mbajt takim i liderëve të partive politike të cilat kanë dhënë mbështetje për referendumin që duhet të mbahet më 31 shtator dhe proceseve të cilat janë në drejtim të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, njofton Portalb.mk.

Takimi mbaroi pa deklarata ndërsa LSDM-ja paralajmëroi kumtesë.

Në takim morën pjesë edhe liderët e BDI-së, PRSD-së, PDSH-së, RDM, Lidhjes Demokratike, Të Bashkuar për Maqedoni, PAE dhe Dinjiteti. Pra, në përbërje Ali Ahmeti, Tito Petkovski, Menduh Thaçi, Liljana Popovska, Pavle Trajanov, Lube Boshkovski, Fijat Canovski, Stojançe Angellov dhe të tjerë.

Temë e takimit të sontëm ishte referendumi dhe qëllimi më i rëndësishëm politik – shtetëror: rruga euroatlantike e Republikës së Maqedonisë, prioritetet prej të cilave varet ardhmëria e shtetit dhe të gjithë qytetarëve, kumtojnë nga LSDM.

Para fillimit të takimit, Zaev deklaroi se janë ftuar edhe liderë të partisë të cilët kanë qëndrime pro-evropiane dhe pro-NATO dhe e përkrahin referendumin. Ai ka theksuar se Maqedonisë i nevojitet koalicion nacional lidhur me kësi çështje me rëndësi.

Ndryshe, partia Lëvizja Besa me kryetar Bilall Kasamin ka vendosur të zhvillojë fushatë të veçantë dhe mbështetje për referendumin. Kjo parti vendosi të mos bashkohet me fushatën e përbashkët me grupet parlamentare që mbështesin referendumin, ku bëjnë pjesë të gjitha partitë politike shqiptare dhe LSDM dhe disa parti tjera më të vogla maqedonase.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button