Shkup, nisi festivali folklorik ndërkombëtar “Skupi 2018”

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot, në ambientet e Ministrisë së kulturës ka realizuar një takim të shkurtër me përfaqësuesit e shoqërisë kulturore artistike “Karshiaka”, që janë organizatorë të Festivalit folklorik ndërkombëtar “Skupi 2018”, edicioni i 12-të .

Bëhet fjalë për një festival me karakter revyal, që është pjesë e Programit vjetor të Ministrisë së kulturës për mbështetjen e projekteve me interes nacional dhe në të cilin marrin pjesë shoqëri folklorike nga nëntë vende të rajonit dhe botës : Meksikë, Argjentinë, Qipro veriore, Ukraina, Bullgaria, Turqia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Në kuadër të festivalit pjesëmarrësit, që janë përfaqësues të vërtetë të folklorit dhe traditës të vendeve nga vijnë, do të japin disa koncerte, duke filluar nga sot në komunën e Sarajit dhe nesër në sheshin “Skënderbe” në Shkup. Në takimin me ta ministri Ademi ndau dhurata me këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button