Disa shenja që tregojnë se keni një lidhje të shëndoshë e të lumtur

Të keni një lidhje të shëndoshë dhe të  mbushur me dashuri do të thotë të keni një partner i/e cili/a do t’ju dojë ashtu siç jeni dhe do t’ju prezantojë para të tjerëve me krenari.

Është fakt se secila lidhje është specifike dhe e ndryshme, mirëpo lidhjet e lumtura kanë disa gjëra të përbashkëta me njëra-tjetrën. Ja disa nga ato.

1. Partneri juaj ua zgjon pjesën fëmijërore tek ju dhe çdoherë di se si t’ju bëjë për të qeshur.

2. Keni nofka të lezetshme me njëri-tjetrin të cilat vetëm ju i dini.

3. Kur jeni me të ndjeheni sikurse askush nuk mund t’ju lëndojë.

4. Rrallë herë ndodh që të gënjeni për ndonjë gjë të vogël, por nuk jeni edhe krejtësisht të sinqertë me njëri-tjetrin për çdo detal. Kjo do të thotë se e dini se kur duhet të sinqertë dhe se cilat të vërteta duhet t’i heshtni.

5. Secili prej jush ka jetën e vet personale dhe privatitetin të cilin tjetri di ta respektojë.

6. Nuk ju bie as ndërmend ta krahasoni lidhjen tuaj me atë të shoqes, shokut, motrës, vëllait tuaj.

7. Nuk ngulfatni njëri-tjetrin me dashuri posesive dhe xhelozi.

8. Me të çdoherë ndiheni seksi, edhe kur sapo jeni zgjuar nga gjumi.

9. Ndonjëherë ndiheni nga pak të varur nga partneri, nga prezenca e tij/saj.

10. Është personi i parë me të cilin ndani lajmet e mira.

11. Është personi i parë të cilit ia thuani edhe lajmet e këqija dhe krahu juaj ngushëllues.

12. Grindjet nuk janë të rralla, mirëpo gjithmonë përfundojnë me buzëqeshje të sinqerta dhe  puthje plot pasion.

13. Nuk ndjeni nevojën për ta “plasuar” dashurinë tuaj në Facebook. Mund të ndodh që ndonjëherë t’i dërgoni ndonjë sinjal të vogël për t’ia zbukuruar ditën, mirëpo intimiteti është i shenjtë për ju dhe momentet intime dhe fjalët e bukura i ruani vetëm për njëri-tjetrin.

14. I pranoni gabimet e juaja dhe nuk hezitoni për të kërkuar falje.

15. Ndiheni komfor me njëri-tjetrin, madje edhe kur mbizotëron qetësia dhe nuk jeni duke bërë asgjë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button