“Inter e ka për detyrë të jetë anti-Juve”

Ish-sulmuesi i Inter Julio Cruz beson se Zikaltrit, jo Napili, duhet të jenë anti-Juve.

Cruz – i cili ka fituar katër kampionate me Inter mes 2003 dhe 2009, duke shënuar 75 gola, e ka bërë të qartë se Baneamata janë favoritët kryesorë për titull, njofton Telesport.al.

“Inter duhet të jetë anti-Juve, kështu ka qenë historikisht,” shprehet ai për Gazzetta dello Sport.

“Zikaltrit kanë rivalizuar gjithmonë Juventus, bashkë me Milan. Zikaltrit duhet të rikthehen të luftojnë për titullin kampion dhe Spalletti duhet të punojë në aspektin mendor të lojtarëve.”

Argjentinasi më pas është pyetur për blerjen e re të Inter, Lautaro Martinez.

“E kam parë në Argjentinë dhe është një vrasës,” vijon 43-vjeçari.

“Do t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur në Itali. Edhe me mua kështu ndodhi. Ka shumë ndryshim mes kampionatit argjentinas dhe atij italian.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button