Poposki: mund të paraqiten akte të terrorizmit individual,do ti ndalojmë

Ministri i jashtëm Nikolla Poposki e ka quajtur të pakuptimtë frikën greke nga pretendime eventuale territoriale nga Maqedonia.

“?aqedonia shumë qartë ka bërë të ditur se nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti fqinj. Gjatë këtyre viteve ne pranuam dhe respektuam obligimet tona dhe dëshmuam një fleksibilitet të lartë. Kemi bërë lëshime, siç është ndryshimi i flamurit dhe reformat në Kushtetutë. Por ka punë që bien ndesh me principet themelore të demokracisë. Emri i një shteti mund të caktohet vetëm nga qytetarët e atij vendi. Gjuha, kultura, identiteti janë elementë  që nuk mund të imponohen nga jashtë”, ka deklaruar Poposki për El Pais.

Poposki ka shtuar se Greqia pranoi vetëm një obligim, të mos e pengojë integrimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare, dhe të njëjtën nuk po e respekton.

Poposki gjithashtu ka komentuar edhe vrasjen e pesëfishtë dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike që shkaktoi kjo vrasje. Edhe në të ardhmen mund të ketë individë që dëshirojnë përmes akteve terroriste ta prishin bashkëjketesën në Maqedoni, por nuk do të arrijnë, ka thënë Poposki për gazetën spanjolle El Pais. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button