Në hotelet e Gostivarit mysafirët çdoherë qëndrojnë më shumë sesa e kanë planifikuar

Në hotelet e fshatrave të Gostivarit po ndodh një fenomen: mysafirët shpeshherë qëndrojnë më shumë se data e planifikuar. Kjo gjë na u duk e pabesueshme dhe vendosëm që edhe vetë të shkojmë.

Ditën e premte, që për dikë e premtja është fundjavë, ndërsa për dikë periudha më e ngarkuar e javës, ne shkuam në Hotelin “Tivko Katçe”, tradita e të cilit daton gjysmë shekulli. Pasi e kaluam Lumin Vardar, nga ana e bregut të majt e pamë firmën “Tivko Katçe”… dhjetë metra më poshtë,  shtëpi me tipare të shtëpive tradicionale të këtij rajoni.

Edhe pse katet e mësipërme rinovoheshin, kati përdhes është restorant i zbukuruar me relikte tradicionale unikate për Gostivarin. Aty është edhe veshja origjinale e gjyshes Biljana, e cila e udhëheq biznesin, të trashëguar nga babai, nga i cili ka mësuar për tiparet e këtij rajoni. Hajet tradicionale që shërbehen në këtë restorant nuk mund të lënë indiferent asnjë dashamir të ushqimit të mirë, duke u bërë problem atyre që duan të provojnë gjithçka.

Biljana nuk ishte vetëm. Me të ishin edhe disa miq, të gjithë në ndonjë mënyrë të lidhur me sektorin hotelerik.

Goce dhe Zhaklina janë bletarë profesionalë nga fshati Zubovcë të cilët në të ardhmen planifikojnë të përfshihen në mënyrë aktive në pjesën e promovimit të turizmit përmes paketës për promovim praktik dhe aktiv në procesin e kultivimit të bletëve për të gjithë të interesuarit.

Në anën tjetër të tavolinës, Viktor Lazarevski tregon për peripetitë që i ka me “Hotelin Vertikal” në fshatin e Mavrovës, Nikiforo.  Ai tregoi edhe për vizitën e tij në vitin 2015 ku asnjë nga mysafirët nuk ishte kthyer në afatin e caktuar, por e ka shtyrë vizitën edhe për një ditë.

“Kjo ndodh për shkak të miqësive të reja që krijohen në hotel, shpesh në dhomat e mëdha ka nga tetë vizitorë që nuk e njohin njëri-tjetrin më herët”, tregoi Viktor.

Pjesë e grupit të miqve të Biljanës ishte edhe Vlladimir Gjorgjioski i cili e udhëheq shtëpinë malore “Carevec” në Mavrovë. Duke filluar nga zero, Vlladimiri, njëjtë si Viktori, e kanë lënë qytetin që të jetojnë në fshat dhe të ofrojnë turizëm alternativ për të gjithë ata që janë lodhur nga deti. Ai së bashku me të dashurën mbajnë kurs për udhëheqës të turizmit malor me qëllim që të mësojnë se si t’u ofrojnë shërbim profesional klientëve.

Në fund u bashkëngjiten edhe pronarët e “Ski hut”, Dimitar dhe Kosima, e cila e ka lënë Gjermaninë për bukuritë e Mavrovës. Ato kanë hyrë në shfrytëzimin e teknologjisë për tërheqjen e turistëve. Megjithatë, një nga problemet kryesore të tyre është se si ti mbajnë turistët, që qëndrimi i tyre të shtyhet nga mesatarja dy ditë në më shumë ditë.

Për atë edhe atyre u intereson ideja e krijimit të produkteve të përbashkëta të anëtarëve të rrjetit në kuadër të Projektit për përforcimin e turizmit inovativ – STEP që financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, së bashku me Qendrën për Zhvillim Rajonal të Pollogut dhe Këshillin e Qarkut të Elbasanit, Shqipëri.

Qëllimi i projektit është të promovohet sektori turistik që përshtatet në mënyrë efektive me nevojat e tregjeve vendore dhe ndërkombëtare dhe kontribuon në përshpejtimin e rritjes dhe nxitjes së krijimit të vendeve të punës në zonën turistike ndërkufitare midis Maqedonisë dhe Shqipërisë në zonën e Gostivarit dhe Elbasanit.

Komuna e Gostivarit do të ofrojë informacione, ekspertizë dhe përvojë, si dhe do të inkurajojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe të gjitha palët e interesuara që të kontribuojnë në mënyrë aktive në realizimin e objektivave të projektit.

Projekti financohet nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar të Bashkimit Evropian (IPA 2).

One thought on “Në hotelet e Gostivarit mysafirët çdoherë qëndrojnë më shumë sesa e kanë planifikuar

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP