Ivanov: Maqedonia synon kyçjen në korridoret e transportit energjetik

Republika e Maqedonisë ka për qëllim të futet në hartën e korridoreve për transportin energjetik, deklaroi kryetari Ivanov në fjalimin e tij të mbajtur në hapjen solemne të sesionit të 23-të vjetor të Forumit Kran Montata, i cili filloi sot në Baku.

Me këtë, tha Ivanov, do të hapet mundësia për të fituar energjensa më të lira për kompanitë në Maqedoni, si dhe për shtëpitë. Ai tha se ky do të jetë një investim konkret në stabilitetin dhe sigurinë energjetike dhe ekonomike në përgjithësi.

“Zhvillimi ekonomik kah i cili jemi plotësisht të dedikuar ështëi pa paramendueshëm pa stabilitet dhe siguri energjetike. Kjo vlen për gatisë për të gjitha shtetet e botës. Vlen edhe për Republikën e Maqedonisë. Sot gjendemi këtu në Baku, vend ky i cili ka një sasi shumë të madhe të naftës dhe gazit natyral”, tha Ivanov. 

Ai mes tjerash potencoi se Maqedonia vazhdon të jetë e dedikuar ndaj qëllimeve strategjike – anëtarësim në BE dhe NATO dhe se vendi është tërësisht i fokusuar në përmirësimin e situatës së përgjithshme ekonomike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button