Kuvend, vazhdon seanca e 35-të

Kuvendi sot vazhdon seancën e 35-të në të cilën duhet të vendoset nëse Propozim-ligji për shpronësim është i pranueshëm dhe mund të kalojë në lexim të mëtejmë.

Në rend dite të seancës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, Propozim-ligji për aktivitete komunale, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për procedurë penale dhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për gjykatat, të gjitha në lexim të parë.

Deputetët do të diskutojnë edhe për plotësimin e Ligjit për Komitetin për marrëdhënie mes komuniteteve dhe për Propozim-ligjin për plotësimin e ligjit për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore, të paraqitura nga deputetët Izet Zeqiri dhe Flamure Demiri-Kreci. 

Në rend ditë të seancës së 35-të është edhe informacioni për shpenzimet e parave të qytetarëve për projektin Shkupi 2014-të, propozim ky i opozitës./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button