Hungaria dhe Rumania fajtore që bisedimet me Ballkanin Perendimor për anëtarësim në BE, do të jenë më të gjata

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në një intervistë për gazetën ditore austriake “Tiroler Tagescajtung” deklaroi se bisedimet hyrëse në të ardhmen do të jenë më të gjata se sa kanë qenë më parë, njofton Portalb.mk.

“Kualiteti përpara shpejtësisë”, theksoi Han, duke shtuar se anëtarësimi i Hungarisë dhe Romanisë “shumë gjëra kanë treguar”.

Ai ka theksuar se BE ka marrë mësim nga proceset e deritanishme të anëtarësimit.

“Proceset që i nxisim në Ballkanin Perëndimor do të duhej që të fitojnë nivel shumë më të lartë të pakthyeshmërisë kur bëhet fjalë për vendosjen e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit”, theksoi Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button