A thua pse ??? A me të vërtetë ia vlente ???

Rregulla më e lashtë në tërë rruzullin tokësor është-trego të vërteten, lufto për të vërtetën, ajo ta mban integritetin  mental, shpirtëror, njerëzor, kombëtar. Dhe mendimi për këto gjëra të shkrin në heshtje të pakuptimtë vetëm e vetëm nga tmerri që do ta kishte shkaktuar pyetja- e cila do të ishte përgjigja po të kisha kërkuar pyetje të cilat do të më kishin dhënë përgjigje krejtësisht të kundërta nga ato të cilat janë të formuluara në frazat më lartë. Njerëzit mësojnë gjatë gjithë jetës së tyre, dhe çdo ditë e kaluar është një mësim i cili është pakrahasueshëm i begatshëm me mësimin e ditës paraprake. Shpesh herë futemi në rrethe të pakuptimta vetëm duke përdorë imagjinatën kur nuk mund ta gjesh pyetjen e nevojshme e cila do të të kishte shpjer kah e vërteta e qëlluar.

?ujto? që këto janë pyetjet me të vështira ekzistencialiste të cilat ne te gjithë po mundohemi tu gjejmë përgjigje, por, o Perëndi ashtu qenka e pakuptimtë, prandaj edhe disa herë më e fuqishme qenka forca e gënjeshtrës dhe shpifjes në këtë hapësirë, më duket se të quajtur FYROM, në të cilën ne jetojmë, sa që puna më e lehtë e cila të shkon për shtati është pa dyshim, ti nënshtrohesh gënjeshtrës e cila është vlera themelore e shoqërisë së FYROM-it. Madje është vështirë të shkatërrohen kopjet e gënjeshtrës se më duken si ngjalat të cilat do ti kapish, po të ikin nga dora. Është vështirë ti flakish sëmundjet e përditshmërisë, sepse mëkatet janë të mëdha, tepër të mëdha…    

Gjithashtu kujtoj që njerëzit kanë humbur rrugën e gjatë dhe plot sfida të të kërkuarit të origjinalitetit të së vërtetës e cila meriton aprovim të çeliktë, meqë fjalën origjinalitet na e kanë imponuar këta të cilët këmbë e krye janë maskë plastike, nga ato më të lirat me erë të keqe. Pse njerëzit e mëdhenj të kombit tim, kur shpërthejnë shëmbëlltyrën e tyre, të tjerët, pra këta të cilët bëjnë pjesë në grupin e maskamajtësve, aktrojnë të kenë harruar se e bëjnë për nder të kombit. Edhe kjo ndodh kështu sepse këta hanë harruar kombin, duke harruar kështu edhe origjinën e vetes, të themi me rezervë se edhe ata do te duhej të jenë pjesë e tij, pra e po të njëjtit komb-sa e tmerrshme që është kjo.

Asnjë popull tjetër, qoftë në Gadishullin Ilirik, po edhe shumë më gjerë, në ish trojet tona, nuk ka sjellje të këtillë infantile ndaj individëve të cilët, janë lojalë ndaj popullit të vet, me një madhështi e cila është çdo ditë e më tepër në zmadhim e sipër, duke pranuar me sinqeritetin më të madh se ndonjëherë, gabimi është testi më real dhe i drejtë i madhështisë. Ne jemi të kapluar nga studimet embicile për t’iu shmangur të vërtetës, dhe kjo ata i kënaq. Në mënyrë profetike po presim të mbyllet dita, e cila është e stërmbushur me tentime qesharake për këta të cilët janë të stërmbushur nga ekzaltimi për origjinalitetin e tyre  fashizoid ndaj popullit të tyre. U neveritëm më nga degët e tyre aq të  dendura rreth e përqark jetës tone, pa pasë as trungun e as rrënjët e tyre. Apo, më falni të nderuar dhe shumë të respektuar lexues, më iritojnë pa masë portretet e tyre të projektuara nëpër kthinat aq të kufizuara të trurit të tyre mu për shkak të konfrontimeve të tyre individuale me të keqen, dhe natyrisht nuk mund të rezistoj e pa e thëne, me dogmën e çmendurisë së tyre. 

Nuk dua më të ju gjykoj, ju refugjatë të vetëdijshëm nga jeta normale, të stërngarkuar me faje, hezitime shkatërruese për popullin tim, edhe me shumë gabime, shumë shumë gabime ngulfatëse që të shpijnë gjer në demoralizim shkatërrues. 

Shqiptarët më nuk duan të jetojnë në kohë tragjike, sepse ata e refuzojnë këtë, pse “ju të legjitimuarit” po mundësoni këtë dhe vetëm këtë? Deri kurrë më do të vazhdoni të dëgjoni mentorët e juaj, të cilët vetëm po zmadhojnë çmendurinë e juaj, e cila më tutje po tentohet të imponohet te të gjithë ne si stil normal i jetës, u bë shumë, me shumë se shumë…Jo nuk është stil origjinal i jetës të vini në trojet shqiptare, dhe të na tregoni neve shqiptarëve të vërtetë të cilët kemi hequr të zinjtë e ullirit për të mbajt mirëqenien tonë këtu. U këputët duke na shitur mend se kush e paska nënshkruar dokumentin “Shkupi 2014”, edhe pse me dokument menjëherë u demantuat, u këputët duke na i mbajt njerëzit nëpër shtëpi kinse janë të punësuar dhe duke marrë 250 Euro rrogë, u këputët duke na i varfëruar lagjet shqiptare dhe getoizuar shqiptarët pa pikë turpi e fytyre, u këputët duke shpifur gënjeshtra të cilat janë të drejtuara nga lideri i opozitës i cili po ua përplasë të vërtetën në fytyrë, për vargun e pandërprerë të gabimeve të juaja të cilat shkelin pamëshirshëm – se të tillë jeni ju – njëra tjetrën, se janë gabimet e juaja tipike të natyrës së tillë të pandërprerë, po atë që nuk mund tua fal çdo njeri i cili ka sens për ti gjykuar gjërat drejtë është se na këputët me USHT.

Vetëm së paku keni obligim që ide të na jepni çfarë kënaqësie ju shkakton shkatërrimi i gjeneratave të reja, të cilat jo vetëm që nuk marrin dije, po nuk mund ti marrin as doplomat e merituara, u këputët duke mos bërë gjë për FAMILJET E DËSHMORËVE, të cilët ju këputën me tenderë e nuk e di më se çka….    

E humbët RESPEKTIN- a e keni ditë vallë ndonjëherë çka është kjo. Vetëm reflektime të zbehta të shqetësimeve të juaja mentale…Kjo dekade do të njihet pa dyshim si aksidentale e cila mbijetoi në euforinë dhe pamendësinë e juaj, por të cilën mentorët e juaj të ish-BRSS-së, dalëngadalë po kontribuojnë që e gjithë kjo të  shndërrohet në një proces të harruar, krejtësisht të panevojshëm, po me përmasa aq shkatërruese. 

Pse ju terminatorë të popullit të juaj, më falni të popullit tim nuk po i ndërprisni këto procese nëse i paska nënshkruar dikush tjetër, apo po harrova prandaj e vodhët votën e shqiptarit, për të shkatërruar atë votë krejtësisht??? Po a thua sa të holla do të lëshoni tani nëpër celularët që të vërtetohet vota duke u fotografuar. 

E gjithë kjo që e bëni është një anakronizëm i pashpresë-vetëm për momentin, i cili zgjati pak si shumë.

Populli shqiptar në Gadishullin Ilirik, nuk përmban gjenetikisht asnjë nga këto absurditete, prandaj i gjetët të papërgatitur, edhe i keqpërdorët si askush gjer më tani.  Ky popull ju besoi shumë duke menduar se ju do ti bëni të ndihen  shumë të sigurt dhe patriotik në token e tyre iliriko-pellazge të uzurpuar me aminin e juaj.

Po e dini se ku gabuat ju-në afërsinë dhe lidhjen e mirëfilltë që në të vërtetë nuk e patët me popullin asnjëherë. Ju nuk dini ti shikoni shqiptarët si njerëz, po si objekte, si makineri votuese, si fenomene të vrazhdëta me të cilët mund të bëni të gjitha që ju i doni. E shkelët edhe nderin e gruas shqiptare, ku bëj pjesë edhe unë, dhe të gjitha NE- të nderuara, na rrahët, na burgosët gjyshet, motrat tona, po na dhatë edhe etiketa të natyrave më se të rrejshme, populli kure nuk është ndjerë më i fyer. E bëtë popullin shqiptar më obskurant se qoftë ndonjë popull tjetër në rruzullin tokësor.

A THUA  PSE?
A ME TË VËRTETË IA VLENTE?    

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button