Ndotja e ajrit redukton inteligjencën

Shkencëtarët kinezë në hulumtimin e bërë mbi efektin e ndotjes së ajrit në aftësitë verbale dhe numerike të trurit kanë gjetur se ajri i ndotur redukton inteligjencën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “South China Morning Post”, shkencëtarët kinezë nxorën në pah se ndotja e ajrit, për të cilën më parë dihej se dëmton mushkëritë dhe shkakton shkurtimin e jetës, redukton aftësitë verbale dhe numerike të trurit.

Shkencëtarët në testet që kanë bërë në 86 qytete në mbarë vendin tek mbi 32 mijë burra e gra të moshës 25 ose më lartë, kërkuan nga të testuarit që t’i përgjigjen 24 pyetjeve të matematikës standarde dhe 34 pyetje mbi njohjen e fjalëve.

Më tej shkencëtarët të cilët kanë ekzaminuar përqindjet e saktësisë së përgjigjeve që kanë dhënë të testuarit me dendësinë e ndotjes së ajrit nga qytetet ku jetojnë, zbuluan se me rritjen e dendësisë së ajrit të ndotur zvogëlohen përgjigjet e sakta në testet.

Studimi u publikua në revistë amerikane Proceedings of the National Academy of Sciences.

Shumica e metropoleve në Kinë gjenden në mesin e qyteteve më të ndotura si pasojë e zhvillimit dhe industrializimit të shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button